Një propozim për martesë që të gjitha vajzat do ta donin. I tillë ka qenë propozimi surprizë në stadium që i ka bërë të dashurës aktori i njohur turk Sarp Akkaya, i njour për shqiptarët për rolin e Tefos tek “Ezeli” dhe për rolin e Damirit tek “Fate të Kryqëzuara”.

Ai është i dashuruar prej kohësh me Sinem Yalçinkaya, vokaliste në një show të përjavshëm në Turqi.

“HaberTurk” thotë se Yalçinkaya u habit shumë, por edhe u lumtura pa masë, nga propozimi surprizë.

Sarp Akkaya kishte zgjedhur pushimin e ndeshjes së basketbollit të Fenerbahces në Ulker Sport Arena për të bërë propozimin.

“Sinem, martohesh me mua?,” shkruhej në ekranin ku shfaqej rezultati i ndeshjes, dhe përgjigjja ishte një “Po” e madhe.

“Shkova për herë të parë për të parë një ndeshje basketbolli të Fenerbahçes. Po! Sa mirë që shkova sepse ne fituam…” shkroi Yalçınkaya pasi pranoi propozimin për martesë./tvklan.al

http://www.dailymotion.com/video/x5d142x_sarp-akkaya-boyle-evlenme-teklifi-etti_people#tab_embed