Bacelona bëri historinë e Ligës së Kampioneve të mërkurën duke përmbysur një disavatazh prej katër golash ndaj Paris Saint-Germain dhe avancuar në fazën çerekfinale.

Djemtë e Luis Enrike janë të parët në historinë e Ligës së Kampioneve dhe Kupave Europiane që arrijnë të përmbysin një rezultat 4 – 0.

Sergi Roberto ishte heroi i Barcelonës që shënoi në minutën e 94 të takimit për të kompletuar atë që quhej e paimagjinueshme para nisjes së ndeshjes.

Neymar shënoi dopietë, ndërsa Mesi dhe Suarez po ashtu shënuan emrat e tyre si golashënues për Barcelonën në këtë ndeshje historike.

Por, megjithëse dukej e paimagjinueshme, kishte një person që besonte tek përmbysja.

“Nëse Paris Saint-Germain shënoi katër, ne mund të shënojmë gjashtë.” Kjo ishte fjalia e trajnerit Luis Enrique në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe skuadra e tij bëri ekzaktësisht atë që duhej për të realizuar përmbysjen më të madhe në histori./tvklan.al