Missi dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi është martuar dje në Los Angeles, SHBA, me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.

Media turke ka publikuar edhe pamjet e para nga dasma e mbajtur të hënën pasdite të katin e sipërm të një hoteli me pamje nga Holliwood. “HaberTurk” tha se në dasmën që u zhvillua në ditën që Almeda mbushi 25-vjeçe ishin të ftuar rreth 40 persona.

Shqiptarja shkëlqente me vellon e gjatë dhe shumë elegante. Almeda dhe Tolgahan i thanë ‘po’ njëri tjetrit në perëndim të diellit, në një atmosferë shumë romantike.

Në postimin e tij të fundit si beqar, Sayisman shkroi një mesazh romantik për Almedën: “Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë

.”

Shqiptarja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në Nëntor 2016 ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej më vonë në pranverë, por Sayisman ka vendosur qe ditëlindjen e Almedës ta bëjë edhe më të paharrueshme.

Almeda Abazi, e cila ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri, është zgjedhur Miss Albania dhe Miss Globe në vitin 2008. Më pas ajo është zhvendosur në Turqi, ku ka marrë mësime aktrimi dhe përveç të tjerash ka luajtur edhe në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në Dhjetor 2015, Almeda ka prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrean.

I dashuri i saj, Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve më të pashëm dhe më të paguar turq. Abazi dhe Sayizman cilësohen si një prej çifteve më të bukura turke dhe janë gjithnjë në vëmendjen e medias./tvklan.al