Një vajzë e re është vrarë me armë zjarri në hyrjen e jashtme të Fakultetit të Mjekësisë, pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Informacionet policore thonë për

tvklan.al

se ka qenë një djalë i ri, i cili qëlloi me armë vajzën dhe më pas qëlloi edhe veten, por mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, vajza ka qenë me një shoqen e saj në momentin kur përpara i doli autori, me të cilin dyshohet se ka qenë në një lidhje.

Pasi e mori veçmas, djali e hodhi përtokë dhe e qëlloi me armë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, drejtoi armën edhe drejt vetes, por ka mbetur i plagosur. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe as i të plagosurit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë./

tvklan.al