Rajone të shumta në Greqi janë goditur nga stuhi të fuqishme pasdreken e sotme,  me pemë të rrëzuara, rrugë të përmbytura dhe mungesë energjie elektrike në shumë zona.

“Protothema” tha se ishulli i Zakynthosit përjetoi reshje të dendura dhe erëra të forta të shoqëruara me mungesë energjie.

Meteorologjisti John Kallianos tha se stuhia në Greqi do të zgjasë deri mesditën e të shtunës, teksa paralajmëroi se stuhi shumë të forta do të godasin gjatë natës Peloponezin jugor, Maqedoninë qendrore dhe lindore (Greqi), ishujt e Egjeut lindor, Kretën lindore, Cyclades dhe Dodecanese.

Meteorologjisti parashikoi probleme edhe për fluturimet nga zonat që goditen nga stuhia./tvklan.al