Autoritetet gjermane ka konfirmuar se është 9 për momentin numri i viktimave, që kanë humbur jetën në sulmin në qendrën tregtare në Mynih.

Sipas Sky News, një zëdhënës i policisë ka thënë se dyshohen se janë 3 atentarorë që kanë qëlluar në këtë sulm. Investigatorë thonë se se dëshmitarët kanë treguar se kanë parë  3 persona të ndryshëm me armë në qendrën tregtare.

Aktualisht të tre të dyshuarit janë ende në arrati, ndërkohë i gjithë transporti publik është i pezulluar. Ndërsa sipas gazetës gjermane Bild, njëri nga terroristët është vetëvrarë, ndërsa dy të tjerët mbeten në arrati, por lajmi ende nuk është konfirmuar.

Policia gjermane i ka bërë thirrje drejtuesve të taksive që të mos pranojnë klientë, ndërsa stafet e hoteleve po kontrollojnë imtësisht njerëzit që u drejtohen për t‘u akomoduar.

Aktualisht sipas autoriteteve nuk ka asnjë të dhënë se të shtënat në qendrën tregtare janë një sulm terrorist.

Mendohet se të shtënat kanë nisur fillimisht në dyqanin e Mc Donalds që gjendet në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”.

Kjo video amatore shfaq momentet e para pas të shtënave. Njerëz të terrorizuar largohen me vrap.

Mediat gjermane njoftojnë se janë plagosur dhjetra persona.

Forcat speciale gjermane bllokuan menjëherë qendrën tregtare, ndërsa operacionet policore për eliminimin e rrezikut janë të shtrira edhe përtej zonës së qendrës tregtare.

Policia e Mynihut ka izoluar zonën dhe ka lajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg qendrës tregtare.

Ngjarja në qendrën tregtare vjen vetëm pak ditë pas sulmi me thikë në një tren pasagjerësh, ku një emigrant afgan, 17-vjeçar, i cili ishte radikalizuar nga ISIS, plagosi 5 persona.

Tv Klan

Lajmi në përditësim…