Foto – Video/ Terror në rrugët e Stockholm

Pas Brukselit, Parisit, Berlinit e Londrës, pre e terrorizmit këtë të premte ka rënë Stockholm.

Të paktën katër persona besohet të kenë humbur jetën, sipas të dhënave të deritanishme, në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur u fut mes të turmës në Stockholm, përpara se të përplasjen në një qendër tregtare dhe të përfshihej nga flakët.

3 persona të armatosur u hodhën nga kamioni dhe nisën të qëllonim me armë përpara se të përpiqeshin të godisnin me thika këmbësorët.

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihet momenti kur forcat e policisë neutralizuan dy prej tyre. I dyshuari i tretë arriti të largohet dhe u arrestuar rreth 5 orë më vonë.

Policia suedeze publikoi pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të personit të tretë, i cili mbante veshur një xhaketë jeshile, këpucë të bardha dhe një bluzë më kapuç ngjyrë gri, ndërsa stacioni qendrorë i metrosë në Stockholm u mbyll, për shkak të frikës se autori i dyshuar mund të fshihej nëntokë.

Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Stockholm

Zyrtarët thanë se automjeti 30 tonësh u fut në mes të turmës së njerëzve në një rrugë që ndodhet jashtë një qendre tregtare, pasi kishte kaluar me shpejtësi në 6 rrugë të ndryshme, rreth orës 15:00, me orën lokale.

Me qindra persona mund të shiheshin duke vrapuar për jetën e tyre nëpër rrugë, pasi kamioni ishte futur mes tyre.

Imazhet pas kësaj ngjarjeje tronditëse tregojnë gjak nëpër rrugë e trupa të pajetë të mbuluar. Me dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje kritike.

Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Ahlens, një zonë dyqanesh në Klarabergstgatan.

‘Terroristë’ të armatosur u panë duke vrapuar drejt stacionit qendror të metrosë të kryeqytetit suedez dhe duke hapur zjarr, ndërsa raportohet edhe për të paktën 2 persona të lënduar për shkak të goditjeve me thikë.

Kjo ngjarje vjen pasi kamionët u përdorën në sulmet terroriste në Nice e Berlin vitin e shkuar. Një automjet u përdor gjithashtu kundër këmbësorëve në urën Westminster 2 javë më parë, duke i marrë jetën 5 personave.

Kamioni dyshohet të jetë vjedhur nga një birrari Spendrups.

Kryeministri suedez, Stefan Löfven tha se ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.

Në vendin e ngjarjes zbarkuan menjëherë skuadrat e policisë që u shpërndanë në të gjithë bllokun e ndërtesave.

Një prezantuese radioje suedeze tha se kishte parë të paktën 5 trupa të pajetë. Megjithatë, deri më tani policia ka konfimuar vetëm 4 viktima dhe 15 të plagosur.

Shumë prej linjave të transportit publik në Stockholm janë mbyllur dhe policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin në zonat qendrore të qytetit dhe të mos ecin në grup.

Zona ku ndodhi sulmi është një prej më të populluarave dhe autoritetet i frikësohen faktit se numri i të viktimave mund të rritet. /tvklan.al

*Më poshtë gjeni foto dhe video nga vendi i ngjarjes


Kategori
BotaFotogaleriLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*