Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, pasi shpërndanin drogë të llojëve të ndryshme.

Në saj të operacionit të koduar “Radaneci” policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve Islajd Shalcanj, 27- vjeç dhe Arjan Shalcanj, 22-vjeç, Maril Pano, 26-vjeç, Bledar Haxhi, 35 vjeç, Astrit Shalcanj, 55 vjeç, Naumand Cico, 25-vjeç dhe Mikel Shalcanj, 22-vjeç, të gjithë banues në Korçë.

https://www.youtube.com//embed/3oAiKzhuN0s

Ndërsa në gjendje të lirë po procedohen Dh.Gj, 21-vjeç, banues në fshatin Boboshticë dhe J.M, 29-vjeç, banues në Korçë.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

322 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

9 gram bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

1 peshore elektronike.

2 fishekë të kalibrit 9 mm.

Një sasi kartëmonedhash prej 210 Euro dhe 40.500 lekë të reja.

5 (pesë) automjete të markave të ndryshme me targat:

– TR 0010U tip “Mercedes-Benz”

-AA606IO tip “BMW” model X-5

– AA252MG tip “Wolsvagen “ Pasat

-KO7699B tip “Mercedes-Benz”

-AA 712IF tip “BMW”

12 aparatë celularë.

1 kompjuter dhe 1 Laptop.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Mikel Shalcanj./tvklan.al