Dy persona janë arrestuar në flagrancë për vjedhjen e një motori tip “Skuter” në  një banesë në Vlorë në lagjen “10 Korriku”.

Policia mori njoftim rreth orës 05:05 dhe shkoi menjëherë në banesën e qytetarit me iniciale E.N.

Uniformat blu konstatuan brenda oborrit të banesës në tentativë për t’u larguar dy autorët, Mariglen G. 27 vjeç dhe Marjo B. 30 vjeç.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ”Vjedhja”.