Një sasi droge është zbuluar në Delvinë paraditen e sotme, e fshehur në disa shkurre.

Policia thotë se gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Siqill” u gjetën 4 bidona plastikë në brendësi të të cilave kishte një sasi prej 51 kg kanabis sativa.

Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, uniformat blu kanë identifikuar dy persona si posedues të lëndës narkotike.

Ata janë dy vëllezër me iniciale M.H 24 vjeç dhe R.H 29 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

/tvklan.al