Vajza e ish-Presidentit amerikan Barack Obama, Malia Obama është fotografuar duke u puthur me një djalë misterioz.

“Daily Mail” ka zbuluar se kush është. Ai quhet Rory Farquharson 19 vjeç dhe është nga Britania e Madhe. Ai është një student që ndjek studimet në Harvard, pikërisht në të njëjtin universitet ku studion edhe Malia Obama.

Mesa duket dy të rinjtë kanë krijuar afrimitet me njëri-tjetrin. Rory dhe Malia u fotografuan nga kamerat në momente intime para ndeshjes së futbollit ditën e shtunë.

/tvklan.al