Rreth 260 kg drogë janë zbuluar nga policia në Pikën Kufitare të Kapshticës, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas turk.  Droga u kap rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm gjatë procesit të skanimit.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte e fshehur në shasinë e kamionit me targë 34 BZ 5293 dhe rimorkio 34 AV 0803, i cili  drejtohej nga shtetasi turk Şimşek Kulakoğlu.

Ky i fundit ka rënë në pranga, ndërsa po hetohet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Kamioni do të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Doganës së Kapshticës./tvklan.al