Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një karburanti në Bulevardin Blu, në Kamëz.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 886FZ, me drejtues shtetasin me iniciale B. D, si dhe një Alfa Romeo, që drejtohej nga shtetasi me iniciale E.M.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./tvklan.al