Benny Harlem një model dhe muzikant nga Los Angelos dhe e bija 6-vjeçare Jaxyn, janë shndërruar në dy prej personazhet më të dashur në internet.

Kjo pas postimit të disa fotografive në Instagram, ku Harlem dhe e bija shfaqen me një model të “egër” flokësh.

Por nuk është vetëm ky element estetik që i ka shdërruar ata të të preferuarit e momentit.

Shumë nga ndjekëset e tij janë të magjepsur nga mënyra se si ai po rrit të bijën.

Ai është shprehur se e ka vendosur vajzën në një piedestal dhe se e rëndësishme për të si baba, është që ajo të dojë në radhë të parë veten dhe më pas kjo do të kushtëzojnë dhe marrëdhëniet shoqërore dhe personale të saj.

“Ajo është një vajzë e bukur, që në të ardhmen do të shndërrohet në një grua tërheqëse, por unë po i mësojë që të dojë vetveten në fillim. Ajo nuk ka pse të ndjekë një model të ekran, këtë mund ta bëj shumë mirë unë”, ka thënë ai./tvklan.al