Një tren i ri po bëhet gati të nis udhëtimin e tij dhe bileta për të hipur në të do të jetë tmerrësisht e shtrenjtë.

“The Belmond Andean Explorer” është një mjet super luksoz, i cili do të bëjë transportin e pasagjerëve drejt Cusco, një qytet antik në mbretërinë e Incasve.

Treni do të kalojë në pjesazhin e mrekullueshëm në lartësinë e Andeve, duke prekur pika piktoreske si liqeni i Titicaca në Arequipal, pjesë e trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Në këtë udhëtim pasagjerët do të keni mundësi të jetojnë në lëvizje brenda një hoteli luksoz, me kabina dopio apo suita, të pajisuar me tualet dhe dush.

Udhëtarët kanë mundësinë që të pinë një koktejl, apo të drekojnë në vagonat e posaçshëm dhe shumë të rehatshëm, që janë vendosur në fund të trenit./tvklan.al