Vendqëndrimi për disa autobusë të vjetër në Kinë, ka ndërruar destinacionin duke u shndërruar resort hoteli.

Autobusët kanë ndryshuar tërësisht pamje dhe qëllim dhe do të shfrytëzohen për turistë, apo vendas që mund të kalojnë aty natën.

Resorti është i vendosur në qytetin Taiyuan, në provincën Shanxi Province në Kinë dhe për shndërrimin e këtyre autobusëve, që qëndronin për skrap prej dekadash, janë shpenzuar vetëm 15,000 dollarë.

Dhomat janë të pajisura me kuzhinë, televizor, ajër të kondicioner dhe tualete.

Falë suksesit të këtyre dhomave dhe kërkesave të klientëve, resorti po planifikon që të ri dekorojnë edhe autobusë të tjerë të vjetër./tvklan.al