Rrjeti prestigjoz amerikan CNN sjell disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të javës që lamë pas nëpërmjet fotove. Pjesë e kësaj galerie nuk janë bërë vetëm emigratët në kufi të Greqisë që prisnin për të kaluar kufirin drejt Maqedonisë, por edhe një foto e shkëputur nga “Nata e Zjarreve” në Prekaz të Kosovës, ceremonia e përvitshme në nder të heroit të rënë Adem Jashari dhe familjes së tij.

Një manifestim që mbahet çdo vit më 5 – 7 Mars dhe ku njerëz të shumtë veshin uniformat e UÇK  -së dhe ndezin flakadanë në nder të Jasharëve në Prekaz dhe tek kulla e Komandantit legjendar Adem Jashari.

1

Shqiptarët e Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme “Nata e Zjarreve”, në fshatin Prekaz. Më 7 mars të 1998 – ës,  46 trupa me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u vranë nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

2

Vullnetarë transportojnë me barrelë një grua në një kamp refugjatës në Greqi, teksa prisnin për të kaluar kufirin drejt Maqedonisë, më 7 Mars. Disa ditë më vonë, mijëra emigrantë u shpërngulën nga kampi pasi Maqedoni mbylli dyert.

3

Njerëzit në Palembang, Indonezi, patën fatin që të ishin dëshmitarë të eklipsit të plotë diellor, të mërkurën, më 9 Mars.

4

Një shpërthim gazi shkarërroi një shtëpi dhe i mori jetën 2 personave të mërkurën e shkuar në Taboao da Serra, Brazil.

5

Policia teksa tentonte të futej në zyrat qendrore të Zaman, gazetës më të madhe në Turqi. Ngjarja erdhi pasi një gjykatë vendosi që gazeta të kalonte nën kontrollin e shtetit.

6

Një djalë i vogël mbeti i plagosur nga një sulm terrorist në Peshawar të Pakistanit, më 7 Mars. Nga shpërthimi mbetën të vrarë të paktën 17 persona.

7

Moguli i medias Rupert Murdoch dhe bashkëshortja e tij, modelja Jerry Hall, teksa pozojnë për një foto në Londër, pasi u martuan, më 4 Mars.

8

Punonjësit e Kopështit Zoologjik në Arhem, Hollandë, teksa përgatisnin transportin e luanit nën e efektin e qetësuesëve. Më 10 Mars, 5 – vjeçari Zeus u nis drejt një Kopështi Zoologjik në Hungari.

9

Familjarët e pasagjerëve në bordin e Malaysia Airlines Flight 370, shpërthyen në lot jashtë një gjykate në Pekin, ku firmosën një padi kundër kompanisë ajrore, më datë 7 Mars. Avioni u zhduk 2 vite më parë, me 239 njerëz në bord.

10

Gjatë homazheve për ish – Zonjën e Parë, Nancy Reagan, e cila u nda nga jeta më 6 Mars, në moshën 94 – vjeçare.

/tvklan.al