Një denoncimi që ka ardhur në rubrikën “Kallëzo” në www.tvklan.al tregon se si tek vizat e bardha ku kalojnë qytetarët, qëndron një pusetë e hapur, e cila ashtu e pambuluar është një burim i mundshëm aksidentesh.

Foto është shkrepur në qytetin e Durrësit, tek Mauzoleumit të Dëshmorëve, në kryqëzimin e vendit të njohur si “Lulishtja”.

Ashtu siç shkruan dhe qytetari, kjo pusetë është kthyer në shqetësim për ta. Vetëm dy ditë më parë, shkruan denoncuesi, një djalë i vogël theu dorën, si pasojë e rënies në pusetë.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rregullimin dhe mbulimin e pusetave, që sipas qytetarit janë një problem që kalimtarët e Durrësit e ndeshin çdo ditë./tvklan.al