Aktori i famshëm turk, Murat Yildirim, është martuar me ish-Miss Marokun, Iman El-Bani, në një dasmë përrallore të realizuar në kryeqytetin Maroken.

Në muajin Dhjetor çifti kishte realizuar dasmën e parë në Stamboll, por sipas traditës një dasmë duhej ta realizonte edhe ana e nuses.

Murat Yildirim, i cili njihet nga shqiptarët me rolin e Kartalit tek seriali “Mbretëresha e Natës”, pati dy të ftuar specialë nga Turqia në dasmë. Ish-Miss Albania Almeda Abazi sëbashku me të fejuarin e saj Tolgahan Sayisman janë miq të afërt me çiftin e ri.

almeda dasme

Dasma u realizua në Pallatin Ndërkombëtar të Kongreseve në qytetin Suheyrat, 25 kilometër në jug të kryeqytetit maroken Rabat.

Shumë i emocionuar, Yildirim tha se “në fillim dashuroni një person, më pas doni vendin e saj dhe popullin e saj. Unë në fillim dashurova Iman dhe më pas Marokun. Bashkëshortja ime dhe familja e saj paskan përgatitur një dasmë shumë të bukur. Falënderoj familjen e saj dhe popullin maroken.”

Më tej, Yildirim tha se “ Shtetet nuk bashkohen me luftëra por në dasma.”/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”121″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]