Pas përfundimit në barazim 1-1 të sfidës së djeshme mes Anglisë dhe Rusisë, në shkallët e stadiumit “Stade Veladrome”, në Marsejë, ka shpërthyer dhuna mes tifozëve rusë dhe atyre angelzë.

Sipas mediave britanike, kanë qenë pikëroisht tifozë ultras rusë kanë kanë nisur sulmin dhe duke detyruar forcat e sigursë franceze, që të shoqërojnë tifozët britanike në daljet e sigurisë, nga ku dhjetra kanë përfunduar në spital.

Ambasadori britanik në Francë, Julian King komentuar në Twitter:”Një numër tifozësh britanik janë shtruar në spital gjatë natës. Po e ndjekim nga afër situatën së bashku me autoritet franceze.”

Pak orë përpara takimit Angli  – Rusi, përplasje të forta ndodhën në rrugën e Marsejës, mes tifozëve, ku policia franceze u detyrua të përdorte gaz lotsjellës./tvklan.al