Një banesë si dhe një magazine, në godinat e ish-zdrukthtarisë në Spitallë të Durrësit, janë përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Për të vënë nën kontroll flakët, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në objektet e tjera, ndihmuar edhe nga materialet e drurit, është dashur ndërhyrja e 6 automjeteve të zjarrfikësve të portit dhe qytetit.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme te konsiderueshme materiale, në objektin që është në pronësi të shtetasit Q.C, 63 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarit ka qenë një shkëndijë elektrike./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/56M-crfaw8U