Njihuni me “Hulkun”, iranianin i cili po mahnit mediat sociale me përmasat e tij gjigande. Sajad Gharibi, 24 vjeç, është djali nga Irani, i cili thuhet se peshon 152.5 kilogramë dhe se gjithë trupi i tij përshkohet i gjithi nga muskuj.

Pavarësisht se ai nuk ka treguar se çfarë ushqimi konsumon, në foto shihet qartë që Sajadi merret me peshat e rënda.

Ai mund të ngreje  pesha që shkojnë  deri në 175 kilogramë . Gjithashtu gjiganti iranian merr pjesë në kompeticione të ndryshme për “Bodybuilder”.

“Hulku” iranian shënon për momentin 59 mijë followers në Instagram, rrjeti ku ai publikon aktivitetet e jetës së tij./tvklan.al