Gjatë ceremonisë së dasmës shumë dhëndurë mund kanë djersë të ftohta nga emocionet, por duket se Johnny Benson nga Colorado SHBA, ka patur një arsye më shumë.

Ai është pickuar nga një gjarpër në kyçin e këmbës, gjatë kohës kur ai dhe bashkëshortja e tij kishin dalë për të bërë setin e fotografive.

Pas ceremonisë në kishë, të sapomartuarit kishin vendosur të shfrytëzonin perëndimin e diellit për të bërë disa foto.

Por, një “i paftuar” i ka prishur momentin romantik.

Menjëherë është lajmëruar në telefon për ndihmë të shpejtë, ndërsa fotografi i cili nuk mund ta ndihmonte dot më shumë dhëndrin, ka vijuar të shkerpë këto foto.

Burri është transporuar për spital ku i është dhënë ndihma e shpejtë.

Pas thuajse një orë vonesë çifti ka mbërritur në banketin e dasmës, ku të ftuarit i kanë pritur me entuziazëm./tvklan.al