Fotografja profesioniste Lindsay Walden u është përkushtuar fotografive të fëmijëve që prej vitit 2010.

Kohët e fundit ajo ka zbuluar procesin e të fotografuarit të sapolindurit duke e përzier fotografinë me artet e bukura. Ideja i erdhi pas një udhëtimi të fundit në një muze arti.

“Pasi e mendova idenë, i kam kaluar orët e ardhshme duke krijuar një dosje me pikturat dhe veprat e artit klasik që unë pëlqej”, – u shpreh fotografja.

Çdo sfond është unik dhe i veçantë dhe prezanca e të porsalindurve në këto vepra, e bën artin akoma edhe më të pastër.

Duke e cilësuar këtë mënyrë si një formë shumë të mirë për t’u njohur edhe me veprat e artit klasik, fotografja ka realizuar deri tani 6 fotografi, ndërsa pritet që ky koleksion të ketë 12 të tilla. /tvklan.al