Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për një 54 – vjeç me inicialet  R.M banues në Vlorë.

Sipas burimeve të policisë, 54- vjeçari ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë  është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal./tvklan.al