Aktorja turke Alina Boz, e njohur në telenovelën “Fate të Kryqëzuara”, si Hazall ka bërë për vete shumë fansa. Një numër i madh i tyre janë edhe adoleshentë nga Shqipëria.

Ndryshe nga roli i saj në serial, aktorja është një vajzë e dashur dhe shihet gjithmonë në shoqërinë e miqve të saj.

Ajo është duke shijuar pushimet e saj verore në bregdet, ku dhe praktikon një nga sportet e saj më të preferuar, Surfing.

Alina Boz ndan me miqtë e saj foto në rrjetet sociale ku nuk fshihet pasioni i saj për notin dhe Surfing./tvklan.al