Lita Cabellut është një nga artistet më të suksesshme të Spanjës, por, ajo pothuajse është e panjohur në vendin e saj.

Për më tepër, gruaja, pikturat e së cilës kanë një vlerë të madhe, më përpara ka jetuar për vite të tëra në rrugë.

“Fëmijëria ime ishte si ajo e mijëra fëmijëve të rrugës në mbarë botën”,

thotë Lita Cabellut.

Ajo e kishte zakon të shëtiste rrugëve të Barcelonës me fëmijë të tjerë të pastrehë dhe të flinin në qiell të hapur.

“Ne pamë njëri-tjetrin dhe ne bëmë atë çfarë donim. Morëm monedha nga shatërvanët, vodhëm portofolët e turistëve, kishim zakon të përdornim tualetet e restorantëve dhe thonim se babai jonë është në tualet, kur ato na nevojiteshin, përpara se të na nxirrnin jashtë.”

Cabellut ka lindur në një fshat në Aragonit, në verilindje të  Spanjës, në vitin 1961. Kur ishte fëmijë, ajo dhe nëna e saj u zhvendosën në Barcelonë.

Nëna e saj shkoi në një bordello në qytet dhe Cabellut e la me gjyshen e saj, por në realitet ajo e kaluar shumicën e kohës së saj në rrugë.

Duke shikuar pas, ajo thotë se “arti, sigurisht, ishte aty sepse arti është gjithmonë rreth nesh”, por ajo nuk mendonte për të në kuptimin formal.

“Për mua kjo ishte një mënyrë për të mbijetuar”-

thotë ajo./tvklan.al