Një fotograf australian ka kapur një moment të rrallë dhe emocionues kur një çift i sapomartuar shpërthyen në lot gjatë realizimit të setit fotografik.  Fotografia është pëlqyer tej mase dhe ka prekur dhjetëra mijëra njerëz anekënd botës.

Më 30 Prill fotografi  James Day po realizonte setin fotografik të dasmës së Adrian dhe Rosyln në Bowral, Australi. Por, kur po përgatitej të shkrepte fotot në perëndim të diellit, ai vendosi të dilte nga korniza e monotones dhe të provonte diçka më reale.

“Ndaloni së pozuari. Vetëm shijoni perëndimin e parë të diellit si burrë dhe grua”, u tha Day të sapomartuarve, sipas një postimi në Facebook.

“Kam një pyetje për ty, – i tha dhëndrit- , por dua që përgjigjen t’ia thuash Roslynit dhe jo mua. Nga miliarda njerëz në planet, ti ke zgjedhur ta kalosh pjesën tjetër të jetës me Roslyn. Mund t’ia thuash pse?”

Në këtë moment Adriani i pëshpëriti arsyen në vesh nuses dhe lotët nisën të rrjedhin në fytyrën e saj.

Po çfarë i tha? Kjo nuk ka rëndësi. Nuk pati rëndësi as për fotografin, i cili po ashtu u përlot.

Gjithçka përfundoi me një përqafim të të treve.

“O Dashuri, ti je kaq e çmuar”, shkroi fotografi në postimin e tij në Facebook.

Më pas, Day tha për Huffpost se i kishte kërkuar dhëndrit t’ia thoshte nuses në vesh sepse “ajo ishte diçka vetëm për veshët e saj.”

Që kur u postua në Facebook, fotoja prekëse është shpërndarë nga më shumë se 33 mijë persona dhe është pëlqyer nga 151 mijë të tjerë. /tvklan.al