Fotoja e një çifti të moshuar në një dyqan kozmetike po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Kjo për shkak të situatës paksa të pazakontë që paraqitet në këtë foto.

Çifti i moshuar shfaqen duke përgjedhur një produkt kozmetik fytyre dhe bashkëshorti po e ndihmon të shoqen të zgjedhi pudrën që bën për fytyrën e saj.

Ai duket i përqëndruar teksa po ndihmon bashkëshorten të gjejë  pudrën që i përshtatet me ngjyrën e lëkurës. Përveçse ia ka thjeshtësuar zgjedhjen i moshuari e ka puthur të shoqen në ballë.

Fotoja ka marrë me qindra mijëra klikime dhe është shpërndarë masivisht për shkak të mesazhit të bukur që përcjell./tvkla.al