Në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 2015, Cheyenne Antoine dhe Brittney Gargol pozuan për një selfie dhe e postuan në Facebook para se të shkonin  në një party.

Brenda disa orësh, 18 vjeçarja Gargol u gjet e vdekur, trupi i saj u gjet i shtrirë në anë të një rruge në Saskatchewan të Kanadasë.

Pothuajse dy vjet më vonë, Antoine tashmë 21 vjeç, pranoi vrasjen pasi policia identifikoi rripin që ajo kishte përdorur për të vrarë Gargolin.

Ishte i njëjti rrip që Antoine kishte vënë në fotografinë e shkrepur që shoqet kishin postuar natën e fundit.

Policia intervistoi Antoine për vdekjen e shoqes së saj disa herë, ajo dha prova dhe deklarata të rreme për policinë. Antoine u arrestua në mars të vitit 2017 dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. Të hënën, ajo pranoi vrasjen në gjykatë.

Sipas rrëfimit të saj, Antoine dhe Gargol ishin të dehura kur filluan të debatonin dhe ajo e kishte mbytur Gargol me rripin e saj para se ta linte trupin në rrugë./tvklan.al