Të dielën rreth 5000 njerëz vunë kufje virtuale në një ngjarje të jashtëzakonshme që realizoi kompania Samsung. Më herët gjigandi i teknologjisë prezantoi telefonat e rinj samsung Galaksy S7 dhe Galaksy S7 edge, gjithashtu kamerën Gear 370 që të lejon te filmosh realitetin virtual njësoj sikur ke qenë vetë atje.

Për fansat e teknologjisë kjo  arritje ishte magjepsësese .Megjithatë diçka tjetër mori vëmendjen e internetit gjatë këtij eventi. Një foto e themeluesit të facebook Marc Zuckerberg i cili ecën në sallë ndërsa të gjithë spektatorët kanë vënë kufje dhe po përdorin kamerën e re të Samsung.

Nga ndjeksit në rrjetet sociale, kjo foto u interpretua si ecja e një lideri të teknologjisë përballë njerëzve në realitetin vitual.

“Një bilioner i teknologjisë ecën përmes robotëve të tij, ndërkohë që retinat e tyre skuqen nga drita blu, nga të diturit gjithçka, nga të parit gjithçka.” – e cilësoi këtë situatë prestigjozja“The Indepedent”./tvklan.al