Kjo është fotoja, e shkrepur më pak se shtatë muaj më parë, që tregon se sa shumë dhe shpejt ka ndryshuar administrata e Presidentit amerikan Donald Trump.

Fotoja e 28 Janarit, pak ditë pasi erdhi në detyrë, shfaq rrethin e ngushtë të presidentit teksa vetë Trump i përgjigjet një telefonate të Presidentit rus, Vladimir Putin, me rastin e inaugurimit.

Të premten, Steve Bannon u bë viktima e fundit që iu shtua listës së gjatë të të larguarve.

Shtatë muaj që prej inaugurimit të tij si president i SHBA-ve më 20 Janar, Trump (1) është nën presion por ende në detyrë. Presidenca e tij vazhdon pavarësisht skandaleve të ndërhyrjes ruse në zgjedhje dhe dështimit të ndalim udhëtimit për myslimanët apo pezullimi i Obamacare.

Sëfundmi ai po përballet me presion në rritje lidhur me përgjigjen e tij për dhunën ku u përfshinë edhe supermacistët e bardhë në Virginia.

Por, ajo që duket qartë është se nga 6 personat në foto, vetëm Trump dhe zv/Presidenti Mike Pense (3) vazhdojnë të jenë në krye të detyrës.

Katër zyrtarët e tjerë të lartë janë larguar njëri pas tjetrit.

Shefi i stafit të Presidentit Trump, Reince Priebus (2), u pushua në fund të korrikut pas disa javësh kaotike në Shtëpinë e Bardhë.

Steve Bannon (4), kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë dha dorëheqjen (ose u detyrua të dorëhiqej) të Premten pas konflikteve me më të moderuarit e administratës.  

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer (5), u dorëhoq në fund të korrikut. Ai u zëvendësua nga Anthony Scaramucci, i cili po ashtu u pushua më pak se 10 ditë më vonë.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn (6), u largua nga Shtëpia e Bardhë më pak se 23 ditë pas marrjes së detyrës si pasojë e lidhjeve të dyshuara me Rusinë dhe kontakteve me ambasadorin rus, Sergei Kislyak. Teknikisht Flynn u dorëhoq, por kjo iu kërkua nga Trump. Ai tashmë është nën hetim për lidhje me Moskën. /tvklan.al