Ka disa momente specifike gjatë jetës, kur një grua është më e pambrojtur se kurrë. I tillë është ai pas lindjes së një fëmije dhe një foto që ka përpirë internetin së fundmi, u ka kujtuar femrave ndihmën e çmuar që infermieret u japin atyre gjatë kësaj kohe.

Shkrimtarja Jill Krause nga Teksas, postoi në rrjet imazhin e një infermiereje që ndihmonte në tualet një grua, pak çaste pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë. Bashkë me foton, Krause postoi edhe një mesazh me fjalë vlerësuese për punonjësit e spitalit, të cilët e ndihmuan atë që të sillte në jetë 4 fëmijë.

Fare pak kohë pasi postoi këtë imazh të shkrepur në maternitetin e Kentucky, imazhi i realizuar nga fotografja Katie Lacer u bë viral, duke bërë gra nga e gjithë SHBA të postonin foto dhe të tregonin historitë e tyre personale, se çfarë do të thotë të kesh një infermiere që të ndihmon kur lind fëmijë.

Vetë shkrimtarja Krause, ndër të tjera shkruajti:

“Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e infermiereve që me ndoqën në tualet pasi linda çdo fëmijë. Në atë moment isha kaq e pambrojtur, e lodhur, e trembur, e tronditur. Ato më trajtuan me kaq mirësi dhe dinjitet”.

/tvklan.al