Dy persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia. Në pranga kanë rënë Gentian  Capa, 37 vjeç, banues në fshatin Bllatë Dibër dhe Jetmir Skuka, 21 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Pas informacioneve të marra, Policia e Burrelit ka ndaluar dhe ka ushtruar kontroll në një automjet tip Benz me targa AA 109 KI që drejtohej nga Gentian Capa. Nga kontrolli i automjetit poshtë sediljes së parë të pasagjerit u evidentua një çantë ku brenda saj kishte 5 pako me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu në automjet gjatë kontrollit është konstatuar edhe një dorezë boksi metalike, të cilat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për Veprën Penale “Trafikim i Narkotikëve në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al