Një djalë i fiksuar pas Kylie Jenner, ka shpenzuar mbi 21,000 paund për t’u dukur si njëra prej motrave Kardashian.

I dëshpëruar për t’i ngjasuar idhullit të tij, James Holt ka harxhuar deri 10,000 pound vetëm për buzët, duke për injeksion me botoks.

22-vjeçari nga Manchester, gjithashtu ka shpenzuar dhe 5 mijë paund për injeksione në pjesën e ballit dhe të qafës, në mënyrë që fytyra e tij t’i ngjasonte sa më shumë asaj.

Djaloshi që prej moshës 17-vjeçare ka filluar që të bëjë ndërhyrje në imazhin e tij, që tashmë i afron me atë shumë modeles.

“E adhuroj  familjen Kardashian, veçanërisht  Kylie Jenner”, ka thënë ai, që sikundër motrat e famshme nuk nguron të postojë në rrjetet sociale, foto në poza provokuese.

Krahas mbushjeve me botoks, ai ka bërë një rimodelim të hundës dhe të mollazëve.

Të gjitha këto shpenzime marramendëse për pamjen e tij të jashtme janë paguar nga disa “donatorë” edhe pse James pretendon se ai nuk ka kryer marrëdhënie intime për të marrë paratë që i duheshin./tvklan.al