Dy persona të cilët kryenin vjedhje banesash kanë rënë në pranga të policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Kavajës bëjnë me dije se janë arrestuar  Bernard Toçi, 24 vjeç dhe Orian Rama, 21 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi këta persona janw kapur duke vjedhur banesën e F.B në fshatin Bukaq.

Dy të rinjtë kanë tentuar të largohen me  mjetin e tyre tip “Fiat” nga banesa e F.B por në këtë moment ata janë kapur nga policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 fshesë korendi

– 1 tavolinë hekurosje

– 1 hekur rrobash profesional

– panorama të ndryshme

– tapete të ndryshme, sende këto të marra në banesën e shtetasit F. B.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohet së këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me shtetasin Albi Shaholli (i cili është shpallur në kërkim), janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera:

– Më datë 06.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit Sh. H.

– Më datë 26.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit Y. D.

– Më datë 26.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit A. H.

– Më datë 03.04.2016, vjedhja e banesës së shtetasit V. D.

– Më datë 23.04.2016, vjedhja e banesës së shtetasit T. S.

Gjithashtu policia po punon për dokumentimin e disa ngjarjeve të tjera të ndodhura, ku këta shtetas dyshohen të jenë autorë të mundshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhjes të kryer në bashkëpunim”./tvklan.al