Kombëtarja mbërriti të hënën në Pero Girek, aty ku do të qëndrojë për fazën finale të Europianit që do të nisë të premten.

Kuqezinjtë u pritën në aeropotin e Lanionit nga drejtues të bashkisë së qytezës së vogël buzë Oqeanit Atlantik, i përzgjedhur për qetësinë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Udhëtimi drejt hotelit u bë me autobusin, ku dallohej motoja e Shqipërisë për këtë turne;

O sa mirë me qenë shqiptar!

Togfjalëshi përdorur nga grupimi Tifozat Kuq e Zi mori më shumë pëlqime në votimin e hapur në faqen zyrtare të UEFA-s.

Pasditen e së hënës, kuqezinjtë zhvilluan edhe stërvitjen e parë të përgatitjeve për takimin me Zvicrën që do të luhet të shtunën.

Kombëtarja është grumbulluar prej 23 Majit në Austri e Itali, kur gjatë kësaj kohe zhvilluan edhe dy miqësore me Katarin, e fituar me rezultatin 3 – 1 dhe me Ukrainën e humbur po 3 – 1.

Tv Klan