Për pak minuta, tre të rinj humbën jetën të shtunën në ujërat e Zvërnecit.

Dy kushërirat, njëra nga Vlora dhe tjetra nga Tirana po laheshin në det, në zonën e Portanovos, kur dallgët e mëdha i kanë vënë vajzat në vështirësi duke bërë që të kërkonin ndihmën e mikut të tyre që ndodhej në breg.

Kështu, 24 – vjeçari nga Tetova, Benjamin Ferati ka vrapuar në ndihmë të dy vajzave.

Benjamin Ferati, 24 – vjeç

Ai ka arritur të nxjerrë në breg 25 – vjeçaren Xhoana Cani, e cila nuk mundi të mbijetonte për shkak të ujit të tepër që kishte pirë.

I riu Ferati është rikthyer në det për të ndihmuar 27 – vjeçaren Manuela Maraj, e cila jetonte në Babicë të Madhe të Vlorës. Por këtë herë, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të dalë i gjallë nga ujërat e detit.

Manuela Maraj, 27 – vjeç

Të pafundme janë komentet në rrjete sociale për viktimat, mbi të gjitha për 24 – vjeçarin Ferati, i cili mësohet se kishte pak ditë që ndodhej në Vlorë me pushime, e që është konsideruar hero për veprimin e tij./tvklan.al

Benjamin Ferati