Për publikun e thjeshtë çifti me dhëndër Thomas Beatie, 42-vjeçar dhe nusja e tij Amber 46-vjeç, nuk kanë asgjë të veçantë.

Por Thomas nuk është dhëndri i zakonshëm, pasi në vitin 2008 ai bëri bujë duke u cilësuar si “Burri i parë shtatëzënë në botë”.

Thomas ka lindur femër, por ajo u shndërrua në mashkull në sajë të trajtimeve hormonale në moshën 23-vjeç.

Megjithatë, ai i ka ruajtur organet e tij riprodhuese dhe ka lindur 3 fëmijë të shëndetshëm.

Në vitin 2002, ai ka kryer një operacion duke hequr gjinjtë, duke mos ndryshuar organet e tij riprodhuese.

42-vjeçari në një intervistë ekskluzive me Daily Mail Online ka thënë se ndihet i dashuruar me Amber dhe shpreson të krijojë një familje të përsosur.

“Kurrë nuk kam shkuar në një mbrëmjë me fustan, kështu që unë me siguri nuk e shoh veten në një martesë si nuse”- ka thënë ai, duke kujtuar moshën e adoleshencës.

Thomas Beatie përjetoi shtatzëninë e tij të parë në vitin 2008. Si pasojë e një sëmundje të partneres së tij, ai ndaloi marrjen e pilulave me hormone dhe mori përsipër të mbetej shtatzënë falë një dhurimi sperme, nga një donator./tvklan.al