Mercedes Maybach S600, kushton 513 mijë dollarë dhe është një prej makina luksoze më të bukura në botë. Siç mund ta merrni me mend, e preferuar nga njerëzit më të pushtetshëm në planet.

Sëfundmi, Mercedes ka prezantuar një version të ri të blinduar të Maybach, të quajtur “Guard”.

Sipas gjigandit gjerman të makinave, “Maybach Guard” është automjeti i parë për civilë me mbrojtje balistike të nivelit VR10.

Kjo do të thotë se trupi dhe dritaret e saj mund t’i rezistojnë sulmeve me armë të rënda zjarri.

Dhe për ta vërtetuar këtë, kompania publikoi një foto të makinës pas testit, bashkë me shenjat që identifikojnë çdo vrimë të plumbave.

Siç shkruan “Yahoo.com”, ndonëse nuk ka një foto të gjendjes nga brenda pas sulmit me breshëri plumbash, gjendja nga jashtë e makinës sugjeron se nuk i ka ndodhur asgjë. /tvklan.al