Një mësuese nga Britania rrëfen sesi i shpëtoi vdekjes, pasi u përfshi në një aksident të tmerrshëm automobilistik, të ndodhur në 2014 – ën.

Makina e saj përfundoi mes dy kamionëve duke u shkatërruar plotësisht, ndërsa 39 – vjeçarja Katie Holt ndodhej brenda, e ngecuar në një pozicion të tillë sa fillimisht shërbimet e emergjencës nuk e dalluan që ishte brenda.

Ajo pësoi dëmtime të shumta, fraktura në kafkë, një dorë të thyer etj, megjithatë arriti të mbijetonte.

Duke folur pas këtij aksidenti, Katie, nga Essex u shpreh:

“Jam me fat që jam këtu. Kur pashë fotot e aksidentit ngela pa fjalë. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë trupi i njeriut”.

39 – vjeçarja kaloi 10 ditë në spital përpara se të kthehej në shtëpi dhe iu deshën rreth 2 muaj që t’i rikthehej kujtesa dhe të rifillonte të ecte./tvklan.al