Ky vogëlush është një panda vetëm 2 ditësh dhe lindi në bazën kërkimore Chengdu të Kinës.

Ai peshon vetëm 145 gramë dhe në fotot më lart mund të shihet që mbahet në inkubator dhe ushqehet nga stafi i kësaj qendre.

Arinjtë panda kur lindin janë ngjyrë rozë, të verbër dhe pa dhëmbë. Ata peshojnë 90 deri në 130 gramë. Një muaj pas lindjen, atyre nisin t’i shfaqen ngjyrat tipike bardhë e zi.

Lindja e këtij ariu u transmetua live dhe u pa nga rreth 620 mijë persona./tvklan.al