Tiranë- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, tek “Ura e Tabakëve” në kryeqytet. Një automjeti tip” Benz ” me drejtues T. H është përplasur më një motor, në të cilin ndodheshin dy persona përkatësisht A. G 35 vjeç dhe E. K 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dy personat që ishin në motor janë lënduar dhe menjëherë janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme. Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al