Teksa arkitektura në tokë avancon çdo ditë e më shumë, dizejnues nga vende të ndryshme të botës po gjejnë mënyra të reja për të ndërtuar nën ujë.

Këto ndërtesa nuk janë të zakonshme, kryesisht për shkak të shpenzimeve të shumta që nevojiten për ndërtimin e tyre, megjithatë ekzistojnë disa struktura që tregojnë sesi ato mund të kthehen në trend në një të ardhme.

Nga restoranti më i madh në botë nënujor në Maldive, tek një grup shtëpizash që notojnë nën ujë në Dubai, këto ndërtesat tregojnë se çfarë mund të arrihet kur teknologjia bashkohet me arkitekturën. /tvklan.al