Philippe Dumas është një 60-vjeçar që jeton në Paris dhe që ka provuar, se nuk është kurrë vonë për të bërë një ëndërr realitet.

Pas një jete të kaluar duke punuar si një menaxher në fushën e filmave dhe reklamave, ai vendosur që të ndryshojë drejtimin e jetës.

Ai bëri përpjekjen e fundit për ëndrrën e jetës së tij, kur përpara 7 muajsh postoi disa fotografi të vetes në rrjetin Imgur.

Fotot që tregojnë 60-vjeçarin duke pozuar, arritën që kishin një impakt tek njerëzit, duke bërë që ai të kishte më shumë se 360.000 ndjekës.

Pas fotove ai arriti që të përfitonte punë në disa fushata publicitare duke përfshirë atë të “Getty” dhe “Joop! Homme”.

Në një intervistë ai ka pranuar se gjithmonë ka patur dëshirë që të jetë pjesë e kësaj bote dhe se gjithmonë i ka kushtuar shumë rëndësi pamjes së tij të jashtme.

“Shkoj 5 herë në javë në palestër dhe kam marrë dhe kurse kërcimi për qëndrimin drejt të trupit,” tregon ai./tvklan.al