Më një lëkurë të përsosur dhe trup super të tonifikuar, 50-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të internetit. Pas fotove të pabesueshme, përdoruesit e  rrjetit social Twiter janë befasuar kur kanë gjetur se ajo është një fakt 50 vjeç.

Henan nga Kina, mamaja e një djali, ka thënë se ajo ka filluar të bëjë not në mënyrë intensive kur ishte në moshën 30-vjeçare.

Gjithashtu ajo ka thënë se shkon në palesteër dy deri në tre herë në jave për rreth dy orë. Fotot e postuara në Internet tregojnë trupin e saj dinjitoz në gjendje perfekte.

Henan ka thënë se shpreson të jetë në gjendje të ekspozojë trupin e saj edhe kur të jetë në moshën 80-vjeçare.

Më shumë se 3 milionë janë përdoruesit që kanë komentuar dhe pëlqyer fotot e saj, duke hedhur dyshime mbi moshën e saj.

/tvklan.al