Mediat ndërkombëtare kanë publikuar këtë foto të shkëputur nga kamerat e sigurisë të aeroportit të Brukselit, që tregon terminalin e mbushur me udhëtarë, pak momente sulmeve terroriste.

Ajo u fiksua në orën 7:58, vetëm 25 sekonda para se Ibrahim Bakraoui dhe Nikim Laachraou të vetëhidheshin në erë.

Në foto dallohen dhjetëra persona që lëvizin nëpër aeroport totalisht të pandërgjegjshëm për atë çka do të ndodhë.

fotoja-aeroport2

Ndërsa në këtë foto të publikuar nga “DailyMail”, tregohet fluksi i zakonshëm në këtë aeroport. Ky imazh i përket muajit Maj, 2015. /tvklan.al