Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur rreth orës 23:00 në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme.

Një motor i një firme sigurie përplasi këmbësorin Tajar Berati në afërsi të godinës së Parlamentit.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga hetime paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i motorit.

Një tjetër shkak që solli aksidentin dyshohet edhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e motorit  “Suzuki 650”, me targë AA570, 32-vjeçarin Kledian Gjoka.

13120415_10154167958794826_1389451710_o 13120746_10154167958814826_1650966853_o