Nga sot, Njësia Task – Forcë e Policisë Rrugore do të ketë në dispozicion 6 makina të reja.

Bëhet fjalë për gjashtë automjete BMW 530 d.

Prodhim i vitit 2008, seria 5 e BMW, këto makina kanë një motor tepër të fuqishëm, 6 cilindërsh, diesel.

makina-policicse

Një automjet tepër i shpejtë dhe me një çmim tepër të arsyeshëm për llojin e makinave të prodhuara nga gjigandi i BMW.

Çmimi i saj është rreth 12 000 dollarë.

Sipas informacioneve, makinat janë të konfiskuara dhe të sekuestruara, për të cilat janë kryer të gjitha procedurat ligjore të kalimit në pronësisë së policisë.

Këto makina do të përdoren si mjete shërbimi për Policinë Rrugore të kryeqytetit, për Njësinë Task Forcë, si dhe për shoqërimin e delegacioneve të ndryshme./tvklan.al