Një 18 – vjeçar, nxënës në vitin e tretë të shkollës së mesme “Sali Ceka” në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi u kap me 410 gramë kanabis.

I ndaluari është adoleshenti me iniciale B.K, banues në Elbasan. Sipas policisë, ai dyshohet se planifikonte ta shiste drogën në ambientet e shkollës.

18 – vjeçari u ndalua pas marrjes së informacioneve në rugë operative dhe gjatë kontrollit, atij iu gjet droga, një  pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje pranë ambienteve të shkollës.

Mbi të ndaluarin rëndon akuza për veprën penale, prodhim dhe shitje  e  narkotikëve./tvklan.al